2.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

(FOTO) “Horizonte të Ndritshme”, organizata më e re në Shkup

Në Shkup u bë hapja e organizatës “Horizonte të Ndritshme”

Sot me datë 08.03.2024 në ambjentet e qendres kulturore Yunus Emre u zhvillua hapja solemne e organizatës “Horizonte të Ndritshme”.

Ky event vijoi me fjalime përshëndetëse hapëse të kryetarit Hamzi Ibraimi dhe me panelin nën temen “Edukimi për qëndrueshmëri, të rinjtë si ndërtues të së ardhmes” e moderuar nga Amela Klimenta.

Pjesë e këtij paneli u bënë z.Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe i Shkencës i cili foli më gjërë për arsimimin në vend duke dhënë një pasqyrë më të qartë për trajtimin e problematikave të arsimit.

Znj. Fatime Ziberi, psikologe në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik e cila foli për aspektin social të edukimit, konfliktet dhe socializimin e nxënësve dhe studentëve në institucionet arsimore.

Z. Naser Miftari profesor në gjimnazin Zef Lush Marku i cili foli rreth digjitalizimit dhe mësimdhënësve, sfidat që i paraprijnë mësuesve dhe profesorave zhvillimet e reja të teknologjisë.

Takimi më tej përfundoi me ndarjen e dhuratave dhe çertifikatave pjesëmarrëse.

https://www.facebook.com/share/p/MhA9xnK936kkWhFC/?mibextid=oFDknk

Të ngjajshme

Të fundit