Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugorë në hyrje të Vushtrrisë.
Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë”, tha Zahiti./21Media