BDI-ja nuk të drejtë të flet për presidentin e parë shqiptar sepse në vend që të mbështes Arben Taravarin, vendosi që të sabotoj mundësinë që kjo të ndodhë tani menjëherë në vitin 2024, kështu deklaroi Orhan Murtezani nga VLEN-i sipas të cilit BDI-ja është e gatshme të shkaktoj krizë politike vetëm e vetëm që të mos e pranoj humbjen në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Alsat.
“Kur Arben Travari njoftoi se do të bëhet kandidat për president i VLEN-it, Ali Ahmeti u frikësua se do të mposhtet dhe vendosi të sakrifikoj Bujar Osmanin me idenë e ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e zgjedhjes së presidentit dhe futjen e funksionit zëvendëskryetar si kusht i BDI-së për çfarëdo koalicioni me partitë maqedonase. Më pas në promovimin e Bujar Osmanit në sallën Kale, Ali Ahmeti promovoi sloganin “Erdhi koha për presidentin e parë shqiptarë”, asnjëherë më parë BDI-ja nuk është dukur më e hutuar dhe më e frikësuar. BDI-ja është e gatshme për të shkaktuar krizë politike vetëm e vetëm që të mos e pranoj humbjen e sigurte që vjen. BDI-ja nuk ka të drejtë të flas për presidentin e parë shqiptarë sepse në vend që të mbështes Arben Taravarin, vendosi që të sabotoj mundësinë që kjo të ndodhë tani menjëherë në vitin 2024”, deklaroi Orhan Murtezani, VLEN.
