Kandidati i VLEN për president të shtetit, Dr.Arben Taravari ka organizuar sot tribunë me temë “Migrimi i të rinjve” ku morën pjesë të rinj dhe studentë, informon POPULLI.mk.
Lexo statusin e plotë:
“Tribuna me temë “Migrimi i të Rinjve”, e organizuar nga kandidati për president Arben Taravari ishte e mbushur plot me të rinj e studentë, por fatkeqësisht nuk morën pjesë kandidatët tjerë edhe pse ishin të ftuar.
Ashtu si presidenti i ardhshëm Arben Taravari, por edhe qeveria e ardhshme e VLEN-it do punojë në drejtimin e uljes së migrimit të të rinjve. Shifrat janë alarmante që nga viti 2011 e këndej, prandaj kjo qeveri dhe ky president i tanishëm vetëm se kanë degraduar vlerën e të rinjve. Rinia e ka vendin në vendlindje, për të punuar dhe kontribuar për një shoqëri më të mirë, e jo rrugëve të Evropës!” / POPULLI.mk
