Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shkruar se bashkimi me TDP-në, partinë turke në vend është për një të ardhme të sigurt, shkruan POPULLI.mk
“Frontit Europian sot iu bashkangjit edhe Partia Demokratike Turke (TDP) në vendin tonë, e kryesuar nga Dr. Bejxhan Iljas me të cilin në sallën e mbushur plotë me qytetarë në Pallatin e Kulturës në Gostivar nënshkruam marrëveshjen historike të koalicionimit.
Po bëhemi bashkë për të ardhme më të sigurt dhe më progresive të fëmijëve tanë, për të realizuar misionin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian.
Vazhdojmë mobilizimin drejt horizontit të Europës!
T’i themi Jo Rusisë, PO Europës!” / POPULLI.mk
https://www.facebook.com/photo?fbid=953864006107722&set=pcb.953864869440969
