4.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Grubi e quan Mexhitin “hajn, taliban, tradhëtar e shkatërrues”

Zv/kryeministri Artan Grubi përsëri nëpërmjet një statusi në rrjetin sociale Facebook ka sulmuar me fjalë kryetarin e LD-së, Izet Mexhiti, informon POPULLI.mk

Mbrëmë pasi në faqen zyrtare të Mexhitit u postua një fotografi me mbishkrimin “Me Kurtin apo me Kurton?” sot ka reaguar Grubi duke u shprehur kështu në njërin nga komentet që dikush i komentoi “Ti sa shkruan në Facebook, dil matu po pate guxim”:

GRUBI: “Me hajn, uzurpues, taliban, mashtrues, tradhëtar, shkaterrues, s’bon sepse barazohesh me të! Kam punë me e drejtu lëmshin që e ka bë 23 vjet, po ne do ta drejtojmë tash mbasi e larguam nga mesi jonë, ju e bajshit me shëndet! Sa më larg hajnit e zullumçarit, aq më shumë të do populli.” / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit