Të nderuar qytetarë,
Duke e falënderuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe Këshillin e Përgjithshëm për besimin e dhënë, ju informoj që do të jem kandidate për deputete në zonën e gjashtë zgjedhore, e renditur me numrin pesë.
Gjatë mandatit të kaluar kemi kaluar shumë sfida të cilat së bashku me kolegët i kemi tejkaluar dhe kemi arritur të kemi suksese historike, siç është zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar, z. Talat Xhaferi dhe shumë suksese tjera.
Edhe në mandatin e ardhshëm na pret shumë punë. Andaj kërkoj besimin tuaj për listën tonë të kandidatëve të Frontit Europian të cilët dinë dhe kanë dëshmuar se obligimet, përgjegjësitë dhe detyrat i kryejnë me përkushtim.
Na priftë e mbara!
Shënoi deputetja Rina Ajdari në profilin e tij zyrtar në Facebook
