Izraeli, e cila ishte izoluar dhe kishte humbur mbështetjen botërore dhe të aleatëve Perëndimore me gjenocidin që po shkakton në Gaza, për ta zhvendosur vëmendjen nga Gaza, dhe per tu ‘viktimizuar’ sërish, para dy javësh provokoi Iranin duke e sulmuar ambasadën e saj në Siri… Irani mbrëmë nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit.
Dhe këto sulme pa shënjestër dhe në koordinimin me SHBA, duket qartë se u realizuan për ‘ta ruajtur fytyrën’, ngjashëm si në vitin 2020 pas vrasjes se Kasem Sulejmanit kur paraprakisht kishin informuar Trumpin për kohën dhe koordinatat e sulmit. Irani njoftoi se sulmet kishin përfunduar.
Ky sulm në formën e tillë:
Bëri që per ditë të tëra Gaza të del nga rendi i ditës dhe qeveria e Netanyahut gjeti një kauzë të re qe do t’ia paraqesë publikut ndërkombëtar.
Perskaj qëndrimeve kritike muajve te fundit nga Anglia, Franca e SHBA, ashtu si më 7 tetor, Perëndimi u ripozicionua në favor të Izraelit duke deklaruar mbështetje “të fortë pa kushte” për Izraelin – duke harruar gjenocidin.
Numër i madh i anëtarët e kongresit amerikan që bënë deklarata kritike kundër Netanyahut dhe Izraelit, bënë deklarata në mbështetje të plotë për Izraelin.
Zërat kundërshtues brenda kabinetit të luftës izraelite dhe kundërshtarët e Netanyahut u heshtën. Netanyahu rifitoi legjitimitet.
Kjo do t’i jap shkas Izraelit që të vazhdon gjenocidin mbi palestinezët edhe me ashpër, jo vetem në Gaza por edhe në Bregun Perëndimor, dhe gjetiu në rajon.
Shkurt: Irani i ktheu Netanyahut legjitimitetin që humbi. Me propagandë dhe sulm të dështuar, Teherani bëri opinioni ndërkombëtar të harrojë Gazën për ditë të tëra. Irani përmbushi “premtimin e vërtetë” për Netanyahun.
Teatër “i bukur”…
shkruan Abdylvehap Vehapi
