Google ka larguar nga puna 28 punonjës të cilët iu bashkuan protestave kundër një kontrate të përbashkët 1.2 miliard dollarëshe me Amazon për t’i ofruar qeverisë izraelite shërbime me Al.
Protestat e udhëhequra nga No Tech for Apartheid u zhvilluan edhe në zyrat e Google në New York, Seattle dhe Kaliforni lidhur me marrëveshjen Project Nimbus.
Por, pas këtyre veprimeve, disa punonjës u dëbuan nga puna me Google që u tha atyre “ta mbajnë çështjen sa më konfidenciale që është e mundur, duke zbuluar vetëm informacione në bazë të nevojës”, përcjell Telegrafi.
