Tashmë ka përfunduar sezoni në elitën e basketbollit vendor ku për KB Çairin ka qenë një sezonë me sukses, shkruan POPULLI.mk
Çairi përfundoi duke u plasuar në play-off në Superligën maqedonase. Basketbollistët nga Çairi arritën t’ia dalin që të përfundojnë në vendin e 4-të ndërsa në vendin e 5-të në play-off.
Njëra ndër përballjet më të rëndësishme në këtë sezonë ishte ajo kundër Euro Nickel. Në këtë duel spikati Arbin Rushiti me një lojë fantastike, e cila ishte edhe vendimtare për të marrë pozitën e 4-të e poashtu edhe përparësi për në play-off.
Gjithashtu një ndeshje tjetër në të cilën luajti rol kyç Rushiti ishte edhe ajo në duelin e parë kundër TFT-së. Një dramë e vërtetë ku në fund u kurorëzuan me fitore. Në sezonin e ardhshëm pritet që me një entuziazëm të madh të nisin hapërimin drejt majave djemt nga Çairi.
Diçka që ra në sy për publikun dhe basketboll-dashësit në këtë sezonë ishte edhe numri i pakët i lojtarëve shqiptar. Publiku kohë pas kohe kërkonte që të ketë më shumë shqiptar në ekip dhe jo shumicë të huajsh. / © POPULLI.mk
