20.8 C
Skopje
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Mos votoni për hir të së kaluarës, por për hir të së ardhmes!

Mos votoni për hir të së kaluarës, por për hir të së ardhmes!

Shkruan Elon Latifi 

Mos e shitni votën për asnjë çmim. Votoni për ata që nuk tradhtojnë, nuk nënçmojnë, nuk largohen nga populli menjëherë pasi të përfundojnë zgjedhjet.

Mendoni për familjen, fëmijën, të ardhmen para se ta hedhni votën. Dënojeni kryelartin, ngriteni të përulurin. Vota juaj përcakton se kush do të udhëheq me vendin. Një votë ka mundësi të ndryshojë shumë gjëra.

Kujt do t’ia besoni qeverisjen? Gjithçka varet se sa besoni në figurat politike në vend. A kanë bërë aq sa keni pritur ose nuk e kanë përmbushur premtimin e dhënë. Ata të cilët e kanë tradhtuar votën, dënojini. Ata që nuk janë provuar ose që mendoni se do ta përmbushin premtimin, janë të besueshëm, atëherë vota juaj mund ta bëjë ndryshimin.

DIL VOTO, PASTAJ MOS U ANKO!

Të ngjajshme

Të fundit