7.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Grubi demanton, nuk janë blerë vota – janë të pavërteta propagandat

Përshëndetje miq,

Shoh që në këtë ditë heshtjeje, humbësit e 24 prillit po ju shqetësojnë me lajme të rreme, me propagandë, insinuata duke u munduar të gjejnë arsyetim për humbjen e nesërme.

Dielli nuk mbulohet me shoshë, ju i dolët në krah Mickovskit e Gordanës kundër çdo gjëje të arritur nga lufta e vitit 2001 gjerë më sot duke ju përkulur kurrizin gjerë në gjunjë para VMRO-së paturpësisht, kështu bënin edhe para dy jave dhe sovrani votoi për Frontin Europian.

Tash kur të gjithë janë në këmbë në mbrojtje të shenjtërisë së UÇK-së dhe të arriturave kombëtare, ato po gjejnë strehim tek VMRO-ja dhe duke porositur lajme të rreme për të krijuar huti tek qytetarët.

Votues opozitar të 24 prillit, votoni ju lutem për Frontin Europian dhe mos i lejoni këta shërbëtorë të VMRO-së në panik që të ju keqpërdorin votën dhe vullnetin tuaj.

Asgjë që propagandojnë nuk është e vërtetë, as Çashka, e demantuan vet LSDM, VMRO dhe Fronti, as Kërçova e as Çairi e asgjë që trumpetojnë humbësit!

VOTO 4️⃣
🗣️ JO Rusisë, PO Europës!
🤝 Një Kryeministër për të gjithë
📈Marrëveshje Kornizë Ekonomike

#FrontiEuropian 🇪🇺🤝🇺🇸 #bashkë

Të ngjajshme

Të fundit