6.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Mbledhja Qeverisë / U miratuan 22 vendime

Në mbledhjen e 203-të të Qeverisë miratuam 22 vendime, mes të cilave:
– Miratuam projektligjin për Bankat, si dhe atë për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
– Ndamë 4 milionë euro me qëllim të realizimit të 33 projekteve në komunat përfituese në kuadër të programit “Bashkëfinancimi me donatorët për skemën e granteve bazuar në performancën komunale.”
– I dhamë në shfrytëzim Komunës së Gjilanit parcelën prej 5000 m2 për ndërtimin e Shkollës së mesme të Mjekësisë dhe objektit për Qëndrim ditor për të moshuarit.
– Aprovuam shpronësimet përfundimtare të pronave që ndërlidhen me:
– ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, përkatësisht segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova”;
– ndërtimin e “Sheshit Qendror të Qytetit” në Rahovec;
– projektin “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve” në Prizren.
– Miratuam gjashtë rregullore dhe një udhëzim administrativ, si dhe tri komisione për vlerësim profesional për pranim për pozitë të lartë drejtuese.
– Me synim të shërbimeve ajrore ndërkombëtare më efikase dhe konkurruese, miratuam marrëveshjen për Shërbime Ajrore me Qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Të ngjajshme

Të fundit