DITA E EUROPËS DHE DITA DEMOKRATIKE NË MAQEDONINË E VERIUT
Dita e 9 majit është dita kur evropianët festojnë Ditën e Evropës, një rast përkujtimor që nderon fillimin e integrimit politik dhe ekonomik të kontinentit dhe paqen e qëndrueshme të arritur si rezultat i përpjekjeve kolektive dhjetëravjeçare.
Festimi nis që nga viti 1950, kur Robert Schuman, ministri i atëhershëm francez i punëve të jashtme, lëshoi deklaratën e tij historike duke propozuar që Franca dhe Gjermania, dy kombe me një histori të gjatë dhe të përgjakshme, të bashkohen me prodhimin e tyre të qymyrit dhe çelikut.
Ndërsa sa i përket ditës së djeshme të 8 majit në Maqedoninë e Veriut, ishte dita kur qytetarët vendosën se kujt t’ia mbartin përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit dhe mbarëvajtjes së suksesshme eurointegruese. Qytetarët votuan masovikisht dhe ndëshkuan qeverinë aktuale për humbjen e busullës politike në vend pasiqë e vranë e shpresën e ndryshimit dhe progresit të vendit. Andaj, sovrani i ndëshkoi dhe ua dha vendin e merituar.
Tani, qeverinë e re e pret një sfidë e madhe, një realizim i programit qeveritar dhe zhvillim ekonomik të vendit. Shteti është në një lloj gjysmëkolapsi. Institucionet e politizuara janë jofunksionale, si shëndetësia, arsimi, drejtësia, ekonomia, investimet kapitale, etj. Ajo që më së shumti duhet ta rrisë përqindjen e besueshmërisë tek qytetarët, parasegjithash është drejtësia, sepse kur të ndëshkohen kriminelët, do kthehet shpresa e mbrojtjes dhe sigurisë tek qytetarët.
Sfida është të mos përsëritet cikli i vjetër i shëmtuar. Le të ulen aty ku ishin, dhe sistemi le të mbetet i njëjtë. Sfida e madhe quhet ndryshime sistemike. Duhet të jetë një qeverisje që do ketë primare profesionzimin dhe përgatitjen akademike për kuadrot e reja dhe sistemimin e tyre. Përgjegjësia është për të gjithë, shërbimi është i paselektuar.
Angazhimi i duhur ndaj secilit qytetar do jetë ajo që nuk do i bëjë ata të pendohen për votën e dhënë, investimet e duhura, integritetin e procesit edukativo-arsimor, zhvillimin e sportit dhe kulturës, mund të jenë disa nga punët që nëse realizohen, do merret mbështetja nga populli. Në të kundërtën, ata dijnë edhe të na dënojnë duke mos na votuar.