8.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Bejxhan Iljas nga TDP nuk u pa mbrëmë me liderët e ‘Frontit Europian’

Mbrëmë pasi u bënë të ditura rezultatet dhe numri i deputetëve të fituar nga Fronti Europian, në press konferencë u paraqitën liderët e këtij koalicioni për njëri mungoi, informon POPULLI.mk

Bëhet fjalë për kryetarin e TDP-së, parti turke në Maqedoninë e Veriut. Bejxhan Iljas mbrëmë nuk u pa në praninë e liderëve të Frontit Europian para gazetarëve ku fjalimin e mbajti kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Para disa ditëve u përfol se Bejxhan Iljas është parë në zyret e VMRO-së, por që një gjë e tillë nuk u konfirmua dhe nuk u dha përgjigje. Më herët dihet se kanë pasur bashkëpunim dhe kjo gjë ndoshta edhe ka mundësi që të ripërsëritet në Qeverinë e ardhshme e cila paralajmërohet mes VMRO-së, VLEN-it dhe ZNAM. / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit