7.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Rexhepi: Mexhiti rrallë gabon në numra, suksesi i tij vjen nga qëndrimi pranë popullit!

Ish-deputeti Kastriot Rexhepi ka shkruar një status në rrjetin social facebook duke përmendur saktësinë e kryetarit të LD-së, Izet Mexhiti në numrin e votave në cikle zgjedhore, informon POPULLI.mk

 

“Me Izet Mexhitin njihem që 22 vjet. Kemi qënë edhe oponent politik në procese zgjedhore qoftë lokale apo parlamentare. Aso kohe kemi patur takime dhe kemi folur për pritshmëritë e rezultateve zgjedhore. Çdo herë në parashikime ka qënë i saktë me një margjinë gabimi 150-250 vota që merte më shumë. Këtë herë gaboi për më shumë se 7000 vota që mori mbi parashikimin këtë herë nga pozita e opozitarit kur i fitoi ministrat, zv.ministrat dhe drejtorët pjesë e ekzekutivit nëpër lagjet e tyre. E gjithë ky sukses sepse çdo herë qëndroi pranë popullit duke i ndihmuar në hallet e tyre me modesti.”

Të ngjajshme

Të fundit