Sot në emisionin Debat Plus në Klan Maqedoni ishte i ftuar Artan Grubi për të diskutuar rreth zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në RMV, informon POPULLI.mk
Mes diskutimesh moderatori i emisionit ia përmendi statusin e Arben Taravarit i cili kishte shkruar “T’fala Aliut! N’opozitë”. Grubi u përgjigj kështu:
“A e di si ma çon mallin këtu, se tash nuk dua të mirrem me denigrime personale edhe ofendime. E dini sikurse serbët që e festojnë humbjen në betejën e Kosovës. Humbja me 31 mijë vota, me 6 deputetë diferencë, edhe të pretendosh të jeshë në pozitë t’i përfaqësosh kur je i delegjitimuar me votë. Kjo është mjerim.”, përfundoi Grubi.
Moderatori e pyeti: Po e krahasoni me serbët ?
Grubi: Jo me sindromën, e festimit të humbjes.
