30.2 C
Skopje
E premte, 19 Qershor, 2026

Vedat Muriqi: Nuk ishte sezoni im më i mirë

epa09774828 Mallorca's Vedat Muriqi celebrates after scoring the 1-1 equalizer during the Spanish LaLiga soccer match between Real Betis and RCD Mallorca in Seville, Spain, 20 February 2022. EPA-EFE/Julio Munoz

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 e ka bërë një përmbledhje të këtij sezoni me Mallorcan.

Muriqi e kishte nisur mirë edicionin 2023/24, por një lëndim me kombëtaren e la atë jashtë për 3 muaj.

Ai u rikthye më pas, duke e ndihmuar Mallorcan të shkojë deri në finale, por duke u mposhtur pas penalltive nga Athletic Bilbao.

“Nuk ishte sezoni im më i mirë. E fillova duke humbur penallti, më pas u riktheva duke shënuar gola por u lëndova. Unë dua që ky sezon të mbyllet me një notë të mirë dhe Mallorca në pozitë të mirë”, u shpreh futbollisti kosovar.

Mallorca ende nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën, por është pranë kësaj arritjeje.