7.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Jozyrtarisht / Këto janë disa nga ministritë për VLEN-in dhe VMRO-në

VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN tashmë i kanë të qarta kornizat e bisedimeve për koalicionim, ndërsa përkundër mohimit nga të dyja palët, megjithatë është diskutuar edhe ndarja e ministrive. Mickoski i ka ofruar 5 ministri dhe zëvendëskryeministrin e parë VLEN-it. Bëhet fjalë pët Ministrinë e Shëndetësisë, të Drejtësisë, të Arsimit, Ekonominë dhe Ministrin e Informatikës dhe Administratën.

“Koalicionit VLEN i është bërë e qartë se Ministria e Punëve të Jashtme, për Punë të Brendshme, e Financave, e Mbrojtjes, Transporti, Kultura dhe Bujqësia i takojnë VMRO-së, ndërsa janë caktuar edhe emrat e ministrave”, thonë për gazetën KOHA burime brenda VMRO-së.

Ofertë për koalicion qeverisës i është ofruar edhe Lëvizjes ZNAM të Maksim Dimitrievskit, i cili në zgjedhjet e 8 majit fitoi 6 deputetë.

ZNAM-it, nëse arrihet marrëveshja për koalicionim, do t’i jepet Ministria për Vetqeverisje Lokale, Ekologjia si dhe Ministria për Sistem Politik. Nëse kjo e fundit i ndahet një partie joshqiptare, do të jetë hera e parë që Ministria për Sistem Politik drejtohet nga ministër maqedonas. Se mund të ndodhë kjo, përforcohet edhe nga deklarata e Mickoskit në disa paraqitje kur thoshte se, me VMRO-në në Qeveri, do të transformohen edhe udhëheqjet e ministrive.

 

 

Burimi/(koha.mk)

Të ngjajshme

Të fundit