8.8 C
Skopje
E hënë, 2 Mars, 2026

WHC ÇAIR: Nesër është ditë historike, na duhet përkrahja e tifozëve kundër Vardarit!

Nesër me fillim nga ora 17:00 luhet ndeshja e zjarrtë në hendboll mes WHC ÇAIR dhe WHC Vardar, informon POPULLI.mk

“Një sfidë jetike dhe kryesorja për klubin tonë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që te vijnë e të na mbeshtesin sepse nuk do t’ju zhgënjejmë.

Nesër e premte në ora 17:00 në sallën sportive Boris Trajkovski do të zhvillohet ndeshja e gjysmëfinales kundër ekipit të Vardarit.

Edhe hendbollistet tona janë të etura për të kaluar në finale dhe kësisoj me angazhim maksimal besojmë që do t’ia dalim ta gëzojmë tërë qytetin dhe tifozët e Çairit.

Dita e nesërme mund të jetë ditë historike andaj na duhet përkrahja e juaj.

Çairi është pranë suksesit historik, ne duam vetëm të fitojmë, duam të sjellim trofeun në shtëpi dhe të festojmë.”, shkruajnë nga WHC ÇAIR. / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit