8.8 C
Skopje
E enjte, 2 Prill, 2026

“Ndryshimet kushtetuese”, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, pyesni partinë e Mickoskit

Bilall Kasami nga VLEN thotë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka ka dilema në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, përcjell TV21. I pyetur nëse ka vullnet VMRO-ja për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, Kasami tha se duhet pyetur partia e Mickoski.

“Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi që koalicioni VLEN një ndër prioritetet e veta si koalicion e ka ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugëtimit të Maqedonisë drejt Bashkimit Europian. Sa i përket pra anës tjetër, VMRO-së, sigurisht pra që edhe ata duhet të deklarohen dhe nuk kanë edhe ata dilema sa i përket integrimit drejt BE-së”, theksoi Bilall Kasami nga VLEN.

Të ngjajshme

Të fundit