6.8 C
Skopje
E premte, 3 Prill, 2026

Protestat para Bashkisë së Tiranës, policia ka ndaluar një person

Policia e Tiranës ka ndaluar një person pas akteve të dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, 21 maj, para bashkisë.

Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Policia njofton se është ndaluar shtetasi E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

Burimi /vizionplus.tv

Të ngjajshme

Të fundit