Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se VLEN e merr një deputet në zonën e gjashtë.
Kjo, tha Mexhiti, e konfirmon legjitimitetin në kampin politik shqiptar.
“Edhe aty shihet që forcat në terrenin shqiptar, VLEN-i e ka fitoren absolute”.
Sa i përket debatit për legjitimitetit, se kush e ka atë, Mexhiti, tha se në kampin politik shqiptar, aty ku gravitojnë shqiptarët, ka patur vetëm një koalicion që është VLEN.
“Dhe e ke një BDI që për herë të parë shkon në koalicion me nëntë parti politike, me katër komunitete dhe kjo është legjitime, por ka dalë më në kampin politik, konceptin qytetar”, tha Mexhiti.
Burimi / Shenja
