11.8 C
Skopje
E premte, 3 Prill, 2026

Policia arreston të dyshuarin që plagosi 3 persona në Pejë

Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.

Gashi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor për plagosjen e mbrëmshme në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersen Qavolli. Qavolli ka bërë të ditur se 21 vjeçari është arrestuar afër fshatit të lindjes, në Pejë.

Mëngjesin e sotëm, policia kishte arritur të arrestonte një tjetër person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar dorasin ndihmuar pas kryerjes së veprës, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi © SYRI.net

Të ngjajshme

Të fundit