Afrim Gashi kryetari i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, ka deklaruar se ata garantojnë që çdo ministër, edhe kryeministri, çdo drejtor do të jetë në funksion të qytetarëve.
Ai tha se kjo ka qenë beteja e tyre.
Sa i përket riorganizimit të ministrive, Gashi tha se mandatari i ardhshëm Hritijan Mickoski, ka diskutuar me ta dhe se së bashku do t’i realizojnë ato ide.
