13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Taravari: Selën e njoh tani si bashkëpunëtor të Ahmetit e Thaçit

Taravari: Selën e njoh tani si bashkëpunëtor të Ahmetit e Thaçit

0
163

Përmes një statusi të shkurtë në Facebook, Arben Taravari i është përgjigjur Ziadin Selës i cili sonte, gjatë një debati televiziv, e quajti gënjeshtar.

Taravari me njē gjuhē më të matur ka ironizuar me ish bashkëpunētorin e tij, duke ia kujtuar se tani bashkëpunon ngushtë me Ahmetin e Thaçin, kundër të cilëve me vite kishte zhvilluar betejën politike.

“Selën e njoh si ish-bashkëpunëtor të ngushtë timin për 9 vjet në opozitë dhe aktualisht si bashkëpunëtor të ngushtë të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit…”, ka shkruar Taravari.