13.8 C
Skopje
E enjte, 30 Prill, 2026

(VIDEO) Bekir Halimi: O ju të rinj largohuni nga kumari (bixhozi), mos i tradhtoni prindërit dhe mundin e tyre!

Hoxha i mirënjohur nga Shkupi, Bekir Halimi ka komentuar rastin e fundit i cili ishte një lajm bombastik në Maqedoninë e Veriut ku për një vit u derdhën në kazino e bastore 800 milionë euro para të qytetarëve, shkruan POPULLI.mk

BEKIR HALIMI: “800 milionë euro ose një e pesta e buxhetit të RMV-së dhe Kosovës. 800 milionë para kanë shkuar në kumar, në bastore, në lojëra të fatit. Kjo është një humbje e madhe ekonomike që e shkakton kumari (bixhozi). Megjithëse ata janë justifikuar se ne kemi 7 mijë punëtorë në organizatat e lojërave të fatit dhe kazinove dhe se ata paguajnë kontribute dhe se kinse po e mbushin buxhetin me pare. Realisht kjo është pare e mbytur, pare e vdekur, është ves që ka lënë shumë njerëz pa shtëpi, e ka ndarë burrin nga gruaja dhe fëmija, është ves që i ka çu njerëzit në spitale, i ka shkaktuar sëmundje të zemrës dhe trurit, i ka çu në spitale të njerëzve të çmendur. Këto, lojërat e fatit!” 

Më pastaj hoxhë Bekir Halimi vazhdon dhe komenton humbjen e parave nga qytetarët duke thënë se Islami këtë e ndalon rreptësisht dhe se është haram i madh dhe i bën thirrje të rinjve të largohen nga këto dukuri negative në shoqëri.

BEKIR HALIMI: “Andaj o djem të ri mos ia lejoni vetvetes që të filloni me kumar, duke filluar nga bastoret. Ku është kumari i lehtë. Ata të japin borxh për të hyrë në lojë në bastore e kazino. Ata të japin borxh 10/15 euro pastaj ti t’ua japësh gjithë jetën tënde atyre. Ju që jeni të rinj keni frikë Zotin fillimisht dhe Madhërinë e Tij dhe ndëshkimin prej Tij. Largohuni prej haramave që i ka caktuar Allahu e sidomos kumarit. Pastaj, ki respekt për prindërit e tu. Trego dashuri të vërtetë dhe të sinqertë ndaj tyre dhe mos lejo që krejt at mund atë lodhje, atë angazhim që ata e kanë bërë me të nxjerrë ty në dynja e me të dhënë arsimim, edukim e ti me vazhdu me i tradhtu ata. E të merresh me kumar, me bixhoz, me bastore.” / © POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit