Disa ‘politikanë’ frikësohen nga humbja e pushtetit për shkak të humbjes së privilegjeve, gjë që ua mundëson atyre që të kenë qasje atje ku pjesa tjetër e popullit ka kufizime.
Shkruan Elon Latifi
Ego-ja e disave pëson goditje dhe statusi i tyre në shoqëri ulet. Influenca e tyre e vogël te popullata, disa ‘politikanë’ i çon në depresion!
Pasi humbin pushtetin, izolohen. Largohen nga njerëzit. Mungesa e burimeve që dikur i kishin në dispozicion, i frikëson.
E dinë se; pasi humbin pushtetin i pret ndjekja penale, hetimet për veprat e mëparshme kriminale, korrupsioni dhe ryshfeti.
Politikanët bëjnë gjithçka për ta ruajtur pushtetin, por jo dhe për ta zhvilluar shtetin.