Pasi klubi i futbollit Shkupi sezonin e kaluar u rendit i treti në tabelë, të vetmit përfaqësues në Europë për Komunën e Çairit mbetet klubi i hendbollit Çair, informon POPULLI.mk
“Me shumë krenari e theksojmë pjesëmarrjen e pestë rresht në Evropë. Kjo është një dëshmi që klubi ynë funksionon në themele të shëndosha, Rritja është evidente, suksesi i pamohueshëm.
Sporti e ka forcën e tejkalimit të të gjitha dallimeve, nga cilado sferë qofshin ato, këtu e gjejnë kënaqësinë të gjithë ata që e duan dhe kënaqen me këtë sport që tashmë në Çair po bëhet popullor.
Përkundër sfidave të vazhdueshme që i kemi pasur e që vazhdojmë t’i kemi, “NE” qytetin dhe komunën tonë e kemi përfaqësuar me shumë dinjitet. Këtë do ta bëjmë edhe në paraqitjen e ardhshme.
Do të punojmë shum që në Kupën Europiane të arrijmë suksese sa më të larta, duke u sjellë gëzim dhe emocion qytetarëve tonë.
Faleminderit që jeni gjithnjë pranë klubit tonë e tuaj, WHC ÇAIR. Lidhur me fondin e lojtareve dhe kundërshtarët e mundshëm do t’u njoftojmë në postimet e radhës.” shkruajnë nga WHC Çair.
© POPULLI.mk
