33.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Fier / Humb jetën 64 vjeçari pas aksidentit me motor

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 64-vjeçar me iniciale Ll. D..

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D.. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.