27.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Dyshohet për alarm bombe në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka marrë një kërcënim me bombë.

Megjithatë udhëtarët nuk janë evakuuar nga aeroporti dhe se tashmë polcia po merret me rastin. Brenda në hapësirat e aeroportit gjendet njësiti K=9 i Policisë së Kosovës, i cili po e monitoron situatën.

Aktualisht aeroporti nuk ka pezulluar punën dhe se puna në aeroport po vazhdon normalisht.