3.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

BBC: Laburistët fitojnë bindshëm zgjedhjet parlamentare në MB

Laburistët kanë fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, kanë treguar të dhënat e exit-pollit pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, raporton BBC.

Sipas të dhënave të para, Keir Starmer i Partisë Laburiste pritet të bëhet kryeministër i ri.

Laburistët pritet t’i fitojnë 410 mandate në Dhomën e Komunave, derisa konservatorët 131.

Votimi është mbyllur në ora 22:00, sipas kohës lokale britanike.

Ende po procesohen rezultatet për 650 zonat zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në rrjetet sociale, Starmer ka falënderuar “të gjithë ata që votuan për ne dhe që i besuan Partisë tonë Laburiste të ndryshuar”.

Zëvendëskryetarja e partisë, Angela Rayner, ka thënë: “Shifrat janë inkurajuese, por exit polli është anketim, kështu që ne ende nuk kemi marrë ndonjë rezultat”.

Kryeministri aktual, Rishi Sunak, i shpalli zgjedhjet tre muaj para kohës me shpresën se do të rizgjidhej.

Të ngjajshme

Të fundit