13.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Ja sa milionë euro ka përfituar kombëtarja shqiptare në ‘EURO 2024’

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka zbuluar shifrat që ka përfituar kombëtarja në këtë Europian.

Sipas tij përfitimi është më shumë se 9 milionë.

Por përfitimet, Tufa tha se ndahen, ku 40% e tyre janë shpërblime për futbollistët e kombëtares në Euro2024.

Ndër të tjera ai foli edhe për skuadrën që mban vendin e parë, sa i përket fitimeve.

“Fitimet e Europianit i kryeson Spanja.  Ajo ka kapur shifrat gati në 17 milionë euro. Kjo sepse është e vetmja që ka rezultate maksimale. Për sa i përket kombëtares, ajo ka përfituar 500 mijë euro plus, vetëm për barazimin që mori me Kroacinë, ndërkohë kanë pasur edhe 9.25 milionë nga kualifikimi në Euro2024. Këto para i mer federata, 40% janë shpërblimet e futbollistëve”, tha Tufa.

 

Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit