13.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Saka u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren e Anglisë përballë Zvicrës

“Ruleta” e penalltive i buzëqeshi Anglisë të Gareth Sauthgejt, që arriti të kualifikohej përballë Zvicrës, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

“3 Luanët” u treguan më të saktë nga pika e bardhë, duke festuar kështu kualifikimin në gjysmëfinale.

Bukajo Saka u zgjodh lojtari i ndeshjes nga paneli teknik i UEFA.

Ishte pikërisht ylli i Arsenalit ai që shënoi golin e barazimit, ndërkohë që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Të ngjajshme

Të fundit