11.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës. Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish deputetit kosovar, Rexhep Selimi, do të vazhdojë këtë të hënë (sot, 15 korrik)

Gjyqi në rastin e katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së – rasti më i madh i Gjykatës Speciale – do të nisë në orën 09:00, ndërsa seancë do të ketë edhe të martën, të mërkurën dhe të enjten (16, 17 dhe 18 korrik). E ekipi i DHSK-së, përfshirë gjykatësit e prokurorët, javën e ardhshme do të hyjnë në pushim veror që do të zgjasë deri më 16 gusht 2024.

Ndryshe, nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 77 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa këtë të hënë pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 78-të.

Në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit paraprakisht dëshmoi ish luftëtari i UÇK-së, Bislim Zyrapi, i cili pritet që të vazhdojë serish këtë të hënë. Gjithashtu, në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, specialja mori vendim që të pranohen edhe dy viktima në këtë proces, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Të ngjajshme

Të fundit