11.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Shehaj: 33 milionë euro janë vjedhur, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve

Bllokimi nga BE i fondeve IPARD pas abuzimeve të zbuluar me vjedhjen e tyre ishte pjesë e interpelancës ku deputeti Agron Shehaj kishte thirrje ministren e Bujqësisë Anila Denaj.

Shehaj tha se raporti i OLAF zbuloi se 33 mln euro ishin vjedhur dhe se sipas tij paratë kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. Ai akuzoi ish ministren Frida Krifca si përgjegjësen kryesore të abuzimit me fondet e BE për fermerët.

Deputeti Shehaj i kërkoi ministres Denaj nëse kishin identifikuar përgjegjësit dhe a po bashkëpunonte me drejtësinë për këtë çështje.

“Kjo ministri kishte për detyrë të shpërndate rreth 200 mln euro ndihma falas pjesë e IPARD të BE. 200 mln euro nga taksapaguesit evropianë tek fermerët shqiptarë. BE i kërkoi qeverisë që të shpërndante këto fonde përmes një procedure ku çdo fermerë të kishte të njëjta mundësi të përfitonte fonde. Pas 5 vitesh BE zbuloi se nga 70 mn euro që ishin shpërndarë, 33 mln euro janë vjedhur nga mazhoranca, në vend që të shkonin te fermerët shkuan te xhepat e qeveritarë. Pas zbuloi vjedhjet BE dorëzoi një raport se si ndaheshin paratë tek miqtë e mazhorancës duke marrë 70 % të vlerës. BE kërkoi të identifikojnë përgjegjësit e vjedhjeve dhe të korrigjojë mekanizmat që fonde e tjera të shkojnë te fermerët pa abuzime dhe pa vjedhje. Sipas OLAF janë vjedhur 33 mln euro, pothuajse gjysma e fondeve të shpërndara, jo vetëm një pjesë.

A keni hetuar ju rastet e evidentuara nga raporti? Keni identifikuar personat përgjegjës? Keni identifikuar zyrat e konsulencës që janë përdorur si ndërmjetës që kanë marrë 70 % të vlerës? Keni identifikuar të afër të pushtetarëve që kanë përfituar nga këto fonde? Po bashkëpunoni me SPAK për kapjen e përgjegjësve? Paraardhësja juaj u detyrua të jap dorëheqjen, ajo është e dyshuara kryesore. Në vend që të shkonte para drejtësisë sot është këshilltare e Ramës. Ju pengon ky emërim të zbardhni përgjegjësin se kush i vodhi fondet dhe e dyshuara kryesore është sot këshilltare e kryeministrit?”, tha Shehaj.

 

Burimi / Oranews.tv

Të ngjajshme

Të fundit