Analisti Baton Haxhiu tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të shkojë personalisht në samitin e së martës në Tiranë për të shmangur një përplasje publike me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Nëse do duhej të kishte takim me Vuçiçin ku do të nënshkruhej një para-marrëveshje, nuk duhet të kishte ikur nga përgjegjësia. Unë mendoj që Kurti ka ikur nga përgjegjësia e vetë, nuk ka dashur të krijojë përplasje publike me Vuçiq. Punët e vrazhda që nuk kanë peshë ia lënë Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.
Kosova do të përfaqësohet në samit nga presidentja Vjosa Osmani.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe është nisur drejt kryeqytetit shqiptar.
E zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Syri.net Kosova e ka konfirmuar se kryeministri Kurti nuk merr pjesë në samitin që mbahet në Tiranë, derisa atje ka shkuar presidentja Vjosa Osmani.
