2.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Serbia shpall në kërkim Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici

Pjesëtarët e MPB-së serbe kanë thënë se intensivisht janë në kërkim të Faton Hajrizit, i cili dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq mbrëmë në Lloznicë.

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse e vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, tha MPB-ja serbe.

Me këtë njoftim, MPB-ja serbe e konfirmon se Faton Hajrizi është tashmë i dyshuari kryesor për ngjarjen në Lloznicë.

Hajrizi ka ikur nga burgu në Kosovë.

Të ngjajshme

Të fundit