Mos humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi të madh sportiv “Garana Fight Night”, ku boksierët më të mirë do të përballen në ring për titull dhe lavdi, shkruan POPULLI.mk
Më 20 korrik (sonte), në ora 20:30, yjet e boksit do ta pushtojnë ringun e Kërçovës. Një mbrëmje që do të përcjellë adrenalinë dhe shumë emocion.
Do të keni mundësi ngjarjen ta ndjekni edhe nëpërmjet televizionit e cila do të transmetohet në TVM2. Aksionet e ringut drejt në shtëpitë tuaja. Një event i cili nuk duhet humbur për të gjithë të apasionuarit pas boksit./ © POPULLI.mk
