14.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

(VIDEO) Taravari: BDI për 22 vjet në pushtet nuk e ka menduar decentralizimin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në press konferencë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ku mes tjerash komentoi edhe idenë e BDI për regjionalizim, informon POPULLI.mk

“BDI 22 vjet ka qenë në pozitë, në Qeveri dhe asgjë prej kësaj që thotë sot nuk e ka implementuar e as që i ka ra në mend. Tash kur janë në opozitë për 2 muaj veç ju kujtohen ide të ndryshme. Unë s’jam kundër ideve, idetë janë të mira, por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar decentralizimin aspak që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit. Mos të flasim më tash për regjionalizim. Ne e kemi dhënë moti idenë për funksionimin më të mirë të shtetit në kuptim të decentralizimit fiskal dhe përsëri e kemi në program. Këto tash kur janë në opozitë ju kujtohen idetë të cilat janë rëndë të realizueshme. Unë ju dëshiroj që të jenë opozitë sa më konstruktive dhe të japin kritika aty ku duhet po edhe ide të cilat janë të implementueshme, jo ide të cilat veç krijojnë huti dhe skepticizëm.”, u shpreh Taravari. / © POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit