14.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Çitaku: Heqja e vizave për serbët e Kosovës, debakël politik dhe diplomatik i Kurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Këshilli Evropian ka marrë vendim për heqjen e vizave për serbët e Kosovës që kanë pasaporta ilegale

Çitaku e ka cilësuar këtë si debakël politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti.

“Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E. Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti. Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë sot vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Qeveria në anën tjetër e Qeveria e Kosovës këtë vendim e ka cilësuar si zhgënjyes

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë për portalin rtv21.tv se ky vendim i Bashkimit Evropian nuk e zbeh faktin se ato pasaporta janë ilegale./21Media

Të ngjajshme

Të fundit