Real Madridi është bërë klubi i parë në botë që tejkalon 1 miliardë euro të ardhura, kanë njoftuar llogaritë e madrilenëve në rrjetet sociale.
Të ardhurat e klubit për sezonin 2023/24 janë 1,073,000,000 €, që është 27 për qind më shumë se sa ishte gjeneruar në sezonin e kaluar.
Kjo është vërtet mbresëlënëse dhe tregon shumë për sa i suksesshëm ka qenë mbretërimi aktual i Florentino Perez – si financiarisht ashtu edhe në nivel sportiv.
Dhe sigurisht kjo nuk do të ishte e mundur pa suksesin e fundit të Carlo Ancelottit.
Burimi/GazetaBlic Sport