Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti deklaroi se për ndryshimet kushtetuese janë në koordinim të plotë dhe po bashkëpunojnë me partnerët strategjik për të gjetur mënyrën më të përshtatshme për realizimin e tyre. Ai theksoi se së shpejti qeveria do të ketë mbështetjen e mbi 80 deputetëve.
“Ka lëvizje edhe për deputetë të tjerë, së shpejti do të ketë mbi 80 deputetë, pra do të jetë hera e parë që do të ketë 2/3 e shumicës në Parlament. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, me partnerët tanë strategjik jemi në komunikim të përditshëm, deputetët shqiptarë nuk kanë asnjë dilemë rreth kësaj, ne nesër po të na thërrasin, jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese, mirëpo po punojmë bashkë me partnerët edhe në qeveri edhe partnerët strategjik për të gjetur formën më të mirë.”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.
