Derisa përfaqësueset e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Botës Katar 2022 po pushojnë, në futbollin vendor të dielën luhen ndeshjet e xhiros së 18-të dhe të fundit të gjysmë sezonit vjeshtor.
Pikërisht për këto duele janë mësuar edhe emrat e arbitrave. Aleksandar Stavrevi nga Shkupi do të jetë kryesori në lagjen e Autokomandës në Shkup, ku takohen “Skopje” dhe kampioni vjeshtor Struga Trim Lum. Në derbin e vogël të Shkupit përballen Rabotniçki dhe FC Shkupi, ku arbitër kryesor do të jetë Stojançe Tçrpçevski nga Kavadari. Akademija Pandevi luan kundër Tikvesht, Sileksi ndaj Maqedonisë së Gjorçe Petrovit dhe dueli i fundit është Bregallnica – Pobeda: Skuadra e Shkëndijës është e lirë, dhe pikërisht shkaku që kuqezinjtë nuk kanë angazhim, futbollistët janë lënë të lirë nga ana e stafit teknik. Grumbullimi i parë i Shkëndijës pas pushimit është planifikuar për me 4 janar.
