20.4 C
Skopje
E martë, 28 Korrik, 2026

Fushë Kosovë / Policia arrestoi burrë e grua pasi sulmuan njëri tjetrin fizikisht

Janë arrestuar burrë e grua në Fushë-Kosovë, pasi të njëjtët janë ofenduar me fjalë dhe kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër, shtetas shqiptarë – bashkëshortë, pasi pas një mosmarrëveshjeje kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.