Një person ka mbetur i plagosur në komunën e Zhelinës, shkruan POPULLI.mk
Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, personi F.B. më herët ka kërcënuar kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në oborrin e xhamisë “Qendër.” Pas kësaj, F.B. është përfshirë në një konflikt me një person tjetër. Konflikti ka vazhduar në qendër të fshatit, ku F.B. është plagos nga personi me të cilin ishte përplasur.
Kabineti i kryetari Sejdiuka konfirmuar se kryetari është kërcënuar, por nuk janë ofruar detaje shtesë. / © POPULLI.mk




