20.8 C
Skopje
E enjte, 19 Shtator, 2024

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,75 % në raport me vendimin e datës 11.9.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,079 %, te nafta për 4,246 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,162 % dhe te mazuti ulje për 3,434 % .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen emëparshme, është më i ulët për 0,1676%.

Nga data 17.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 73,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 75,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 67,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,328 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,989 den/kg dhe do të jetë 41,328 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.9.2024. Shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund të vendosin çmime të veçanta për derivatet e naftës dhe të karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara.

Të ngjajshme

Të fundit