9.8 C
Skopje
E premte, 22 Nëntor, 2024

Çfarë e ndau Shqipërinë nga RMV në rrugën drejt BE ? Gjuha, politika, apo.. ?!

Në muajt e fundit, marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk janë siq kanë qenë para pak kohësh, por ato u zbehën për shkak të mospërmbushjes së disa premtimeve që lidhen me respektimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, gëzon një marrëdhënie të mirë me Ali Ahmetin, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), megjithëse Ahmeti aktualisht nuk është në qeveri. Kjo ka sjellë ndoshta deri në shkëputjen e Shqipërisë nga RMV në rrugën drejt BE.

Shkruan POPULLI.mk

Kritikat janë rritur lidhur me zbatimin e ligjit për gjuhën shqipe, një nga arritjet më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kjo çështje u përkeqësua më tej kur Elisa Spiropali, kryeparlamentare e Shqipërisë, kritikoi qeverinë aktuale të drejtuar nga Hristijan Mickoski. Spiropali tha se qeveria po dështonte në respektimin e gjuhës shqipe. Kritikat e saj pasqyruan shqetësimin në rritje se marrëveshjet e mëparshme për gjuhën dhe të drejtat e shqiptarëve nuk po zbatoheshin me të njëjtin seriozitet si më parë.

Nga ana tjetër, Mickoski ka reaguar me fjalë jo edhe aq të mira sa shihen ndaj koalicionit qeverisës VLEN, ku përfshihet BDI-ja, duke iu uruar “me fat” nëse vendosin ta lëshojnë qeverinë apo të organizojnë protesta. Afërsia e tij me kryeministrin hungarez Viktor Orban ka ngritur shqetësime të tjera, duke kujtuar lidhjen e ngushtë që kishte paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski, me Orbanin. Kjo situatë ka komplikime të mëtejshme për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, duke e ndarë atë nga Shqipëria në këtë proces të rëndësishëm integrimi. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit