9.8 C
Skopje
E premte, 22 Nëntor, 2024

Dorëheqja e dy deputetëve nga LVV-ja për ta mbrojtur FAMILJEN

Sa i përket dorëheqjes së dy deputetëve nga radhët e LVV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica mendoj se kanë bërë një hap të duhur për çështjen në fjalë (që kanë ngritur zërin pro prindërve nënë-babë dhe kundër prindi 1 e prindi 2, pro-shamisë së vajzave nëpër shkolla dhe institucione, kundër LGBT-së), mendoj se kanë bërë veprim shumë të duhur, të guximshëm dhe i qëlluar sa i përket popullsisë së Kosovës të cilët mbi 90% janë muslimanë dhe se mu kjo pêrqindje është kundër dukurive negative të shoqërisë, siç është LGBT.

Qeverisja e Kurtit ka zotuar se problemet që kanë përjetuar në të kaluarën vajzat me shamia nëpër shkolla, se nuk do t’i kenë më dhe se do jenë të lira në përzgjedhjet e tyre, mirëpo një gjë e tillë shohim se ka ngecje.

Kryeministri Kurti është për t’u përshëndetur sa i përket politikave të tij të jashtme, mosnënshtrimin e plotë para ndërkombëtarëve dhe mospranimin e ndonjë marrëveshjeje që shkon në favor të Serbisë e në dëm të Kosovës. Mirëpo ai ka devijuar në çështjen e vlerave familjare duke ju dhënë shumë përparësi komunitetit LGBT, ndërsa anashkalon shumicën dërmuese të popullit të tij që janë muslimanë, gjë që nuk përkon me realitetin dhe logjikën e shëndoshë.

Andaj, veprimet e dy deputetëve në fjalë i konsideroj të mira dhe shpresoj të jenë zëri i arsyes, mbrojtësit e kodit të familjes dhe refuzimit të çdo iniciative devijante që mund të rrezikohet shoqëria kosovare.

Të ngjajshme

Të fundit