Vajza e patriotit Ukshin Hoti, Erleta Hoti ka kërkuar nga institucionet qeveritare dhe komunale të Prishtinës që t’ia gjejnë një vend pune, informon POPULLI.mk.
“Të nderuara institucione qeveritare dhe komunale të Prishtinës,
Qe sa kohë kam konkuruar për një vend pune tek pozitat e ndryshme që i posedoni, por deri më tash me asnjë sukses. Poashtu, përveç kualifikimeve adekuate e gëzoj të drejtën ligjore, ku kanë përparësi fëmijet me prind të cënuar nga lufta. Të drejtë që rrallë e shfrytëzoj, veçse në rastet kur jam e papunë dhe nuk posedoj të drejta bazike për mbijetesë si prind vetushqyes për fëmiun tim, që është me nevoja të veçanta.
Me respekt dhe shpresë që ndonjë institucion publik të mi hapë dyert,
Erleta Ukshin Hoti.”